Flash

Xhafaj nga Lezha: Do të goditen grupet kriminale, abuzime me tokat në vijën bregdetare

Lapsi.al 17 February 2018
Xhafaj nga Lezha: Do të goditen grupet kriminale, abuzime me tokat në

Pas qytetit të Shkodrës ku foli me tone të ashpra,  ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj udhëtoi edhe drejt Lezhës. Po ashtu si në Shkodër, në këtë qytet u zhvillua analiza vjetore e Policisë së qarkut Lezhë. Në një komunikatë për mediat, Xhafaj deklaroi se këtë qark do të goditen të gjitha grupet kriminale. Mes të tjerash ai u ndal edhe tek abuzimi me pronat publike përgjatë vijës bregdetare në Lezhë.

“Do të goditen të gjitha grupet kriminale. Do godasim asetet e grupeve kriminale. Unë nuk paralajmëroj arrestime. Jam ministri i Punëve të Brendshëm që drejtoj për sa mua më takon, orientoj, drejtoj policinë. I takon strukturave të policisë, prokurorisë që të marrin masa të duhura intensive që janë duke vepruar me grupe kriminale. Jam i shqetësuar për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me vijën bregdetare në zonë e Lezhës. Hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, do të jenë të suksesshme. Besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen para ligjit. Krimet të marra për frymë për banorë ne Lezhë, nuk e rendisin këtë qytet si qark pozitiv. Duhet ta bëjmë dallimin qartë. Pritshmëria është më e lartë. Dhe kjo bën pjesë në atë që sapo shpreha. Janë dy ngjarje të tilla që po hetohen dhe me prokurorinë për rezultate konkrete. Për identifikimin e autorëve përgjegjës. Ngelën njerëzit e prokurorisë që të thonë fjalën e tyre”, - tha Xhafaj.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI