Flash

Marrëveshja Shqipëri-Greqi, ministrat Bushati dhe Kotzias takohen sërish

Lapsi.al 17 February 2018
Marrëveshja Shqipëri-Greqi, ministrat Bushati dhe Kotzias takohen

Shefat e diplomacisë të Shqipërisë e Greqisë, Ditmir Bushati e Nikos Kotzias kanë zhvilluar një tjetër takim kokë më kokë, në kuadër të ministeralit të BE-së, Gymnich, që u mbajt në Sofie. Lajmi, i shoqëruar edhe me dy fotografi nga takimi, është publikuar nga ministria e jashtme greke. Sipas burimeve diplomatike në Athinë, Bushati e Kotzias “kanë analizuar aspektet teknike që do të duhet të ndiqen javët e ardhshme në negociatat për çështje të ndryshme që po zhvillohen ndërmjet të dy vendeve”.

Që prej nëntorit të vitit të kaluar dy ministrat e jashtëm kanë intensifikuar negociatat, me qëllim përmbylljen e gjithë çështjeve të diskutueshme. 24 orë para këtij takimi, ministri i jashtëm grek kishte deklaruar në një intervistë televizive se “para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh”.

Në të njëjtën intervistë, Kotzias kishte thënë se shpresonte që negociatat të mbërrinin një përfundim të mirë. Të dy palët synojnë që më e largta në muajin prill të nënshkruajnë marrëveshjen përkatëse, gjatë një vizite që pritet të zhvillojë në Tiranë kryeministri grek.

Të këshilluara

Shqipëria mbetet ende pa gjyqtar në Strasburg

Qeveria shqiptare ka “harruar” të zëvendë­sojë gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, vend për të cilin prej rreth një viti e gjys...

09:29

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI