Flash

Sot Kosova 10 vjet e pavarur, por ende e izoluar

Lapsi.al 17 February 2018
Sot Kosova 10 vjet e pavarur, por ende e izoluar

Kosova sot shënon 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Ajo u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008. Por që nga ajo kohë qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten pa lëvizje të lirë në zonën Shengen e BE-ja nuk duket e qartë në strategjinë për integrimin e Kosovës. Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, projekt ky që u mbështet nga shumica e vendeve demokratike, Kosovën e kanë njohur mbi 100 shtete të botës.

Gjatë kësaj periudhe dhjetë vjeçare, Kosova përmbylli mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë, nisi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili akoma nuk ka përfunduar, themeloi Gjykatën Speciale për Krime Lufte dhe po vazhdon përpjekjet për t'u përfshirë në strukturat evropiane, ndonëse qytetarët e saj akoma nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Kosova akoma nuk cilësohet shtet i pavarur nga Bashkimi Evropian, ndonëse 23 shtete të BE-së individualisht e njohin pavarësinë e saj. Në strategjinë e fundit të BE-së për Ballkanin, tek pjesa për Kosovën, u tha se "Kosova ka mundësi të bëjë përparim të qëndrueshëm me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe të avancojë në rrugën e saj evropiane, kur të lejojnë rrethanat objektive”./Express

 

Të këshilluara

Shqipëria mbetet ende pa gjyqtar në Strasburg

Qeveria shqiptare ka “harruar” të zëvendë­sojë gjyqtarin e Shqipërisë në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, vend për të cilin prej rreth një viti e gjys...

09:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI