Flash

Xhafaj i ashpër me policët e Shkodrës: Kapni bosët e krimit, jo hallexhinjtë që vendosin një çati

Lapsi.al 17 February 2018
Xhafaj i ashpër me policët e Shkodrës: Kapni bosët e krimit,

Nga Shkodra ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u ka dhënë mesazhe të qartë drejtuesve të Policisë të këtij qarku. Xhafaj ka qenë i pranishëm në një takim ku u mbajt analiza e këtij institucioni. Ai ua bëri të qartë forcave policore që të godasin grupet kriminale dhe jo qytetarët e thjeshtë që kapen në flagrancë duke ndërtuar çati, pa marrë leje. Xhafaj është shprehur se bosët e krimit duhet të goditën të parët. Po ashtu ai i ka paralajmëruar se të gjithë policët do të kalojnë procesin e Vettingut.

“Janë 4-5 grupe te rëndësishme kriminale qe duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjtë që vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdalle dhe ata duhen goditur. Bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye. Ai qe përmend emrin tim te goditet i pari. Dua një integritet nga te gjithë policet, nga shefat deri tek polici më i thjeshtë, te mos ketë një sjellje harbute me qytetaret. Beni kujdes me Vettingun, nuk do ti shpëtoje asnjë. Toleranca ndaj krimit do te jete 0. Kërkoj një korrektësi maksimale dhe te goditen ata qe cilësohen si te fortë. Nëse marr vesh se ka tolerancë për ndërtime te mëdha pa leje, përfshirje ne lejimin e trafiqeve te drogës te policisë do jem unë i pari qe s’do lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e policisë se shtetit duhet te ndryshoje totalisht”, - tha Xhafaj.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI