Flash

Zyrtare/ Zbardhet letra e dorëheqjes së mandatit nga dy kandidatet e PD-së në Berat

Lapsi.al 13 February 2018
Zyrtare/ Zbardhet letra e dorëheqjes së mandatit nga dy kandidatet e

Pas dorëzimit të mandatit nga ana e deputetit të PD-së Eduard Halimi, ka nisur edhe debati se kujt i takon mandati i lënë vakant në Berat. Duke qenë se PD nuk kishte respektuar kuotat gjinore, mandati i Halimit do t’i kalonte një gruaje dhe radha ishte e psikologes Juvina Jani, e renditur e gjashta në listë. Por ajo deklaroi se nuk e pranonte mandatin për arsye familjare, kështu që një tjetër grua do ta zëvendësonte. Por edhe laborantja Monika Qosja ka hequr dorë, duke i hapur rrugë kështu Astrit Veliajt drejt parlamentit.

Ndërkohë sot janë publikuar edhe dokumentet që dy zonjat kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku japin zyrtarisht dorëheqjen nga mandati. Përveç gjeneraliteteve dy shkresat janë të njëjta dhe të dyja deklarojnë se ky vendim ka ardhur për arsye personale dhe është marrë me vullnet të lirë.

DORËHEQJA E JUVINA JANIT

“Unë Juvina Fejzi Jani, lindur në Berat dhe e regjistruar me nr.6 në listën shumëemërore të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në qarkun Berat, për arsye personale, në mbështetje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, jap dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi, zgjedhja apo mandati si deputet për në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky akt vullneti i lirë për dorëheqje nga funksioni, shoqërohet me mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e qytetarëve të Beratit, si dhe mundësinë që kisha për të kandiduar në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 për në Kuvendin e Shqipërisë”.

 DORËHEQJA E MONIKA QOSJES

“Unë Monika Asqeri Qosja, lindur në Berat, dhe e regjistruar me nr.7 në listën shumëemërore të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në Qarkun Berat, për arsye personale, në mbështetje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, jap dorëheqjen e parevokueshme nga kandidimi dhe zgjedhja si deputet për në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky akt vullneti i lirë për dorëheqje nga funksioni, shoqërohet me mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e qytetarëve të Beratit, si edhe mundësinë që kisha për të kandiduar në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 për në Kuvendin e Shqipërisë”.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI