Flash

Rama flet për herë të parë për Teatrin: Debat i stërlodhur, leksione te asnjë lloji s’na jep dot askush

Lapsi.al 13 February 2018
Rama flet për herë të parë për Teatrin: Debat i

Edhe pse jo ne mënyrë direkte kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për përplasjen mes artistëve dhe ministrisë së Kulturës për Teatrin Kombëtar. Vendimi për ndryshimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka ngjallur debat të fortë, jo vetëm tek artistët, por edhe vetë qytetarët.

Njëri prej tyre e pyet kreun e qeverisë në facebook nëse i ka dëgjuar fjalët e tyre pas këtij vendimi nga Ministria e Kulturës. Por Rama thotë se debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është pa asnjë vlere e asnjë kuptim sot. Po ashtu Rama duket i vendosur në vendimet e qeverisë së tij duke u shprehur se ka bërë për teatrot në 4 vite aq sa nuk është bërë në 27 vite, ndërsa shton se do vazhdojnë të bëjnë për Teatrin Kombëtar, duan apo nuk duan ata që s’dinë çfarë duan, duke patur parasysh këtu aktorët.

Qytetari: “E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!”

Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzetë, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione te asnjë lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI