Flash

Koloneli Pasha: Pse flasin vetëm politikanët dhe jo specialistët për kufirin detar me Greqinë?

Lapsi.al 13 February 2018
Koloneli Pasha: Pse flasin vetëm politikanët dhe jo specialistët

Koloneli i Detit, Pasha, duke folur për marrëveshjen me Greqinë tha se ndihet i befasuar nga qëndrimi i deritanishëm inekzistent i shumë institucioneve shqiptare, si Akademia e Shkencave, Instituti Gjeografik Ushtarak, Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, por dhe Komanda e Forcave Detare, të cilat kanë lidhje me studimin e hapësirave detare të Shqipërisë, me njohjen Ligjore të Ligjit të Detit në delimitimin me fqinjët të këtyre hapësirave. Sipas tij, në publik po sqarojnë negociatat me Greqinë vetëm politikanët, të cilët nuk e njohin realisht problemin e llogaritjes së kufijve detarë, por as dhe përmbajtjen e Konventave Ndërkombëtare të Detit. Ai i kërkon qeverisë që të konsultohet me Komandën e Forcave Detare se a rrezikojnë negociatat me Greqinë që Shqipëria të humbë përsëri hapësira të saj ujore.

Kush duhet ta pyesë Komandën e Forcave Detare se ç’hulumtime ushtarake të sigurisë dhe ç’përgatitje profesionale ka bërë që të përballojë një betejë të re që po përgatitet?! A kemi guxim të njoftojmë apo të kujtojmë ministrat apo ish-ministrat për këto “nandë vjet”, që kaluan dhe ne nuk jemi në gjendje të mbrojmë Detin tonë!? Këtë pyetje dhe këtë kontroll të rreptë duhet që t’ua bëjë qeveria e asaj që sot thuhet: Shqipërisë që Duam! Por a është kjo: “Shqipëria që Duam!? Kur kohët e fundit është dashur që ministri i Jashtëm grek dhe pas dallgëzimit pakuptim të opinionit, të dalë edhe Kryeministri i Shqipërisë për të sqaruar terma, parime, metoda në përafrim të Negociatave?! Dhe asnjë specialist, asnjë përfaqësues nga këto institucione të shtetit, nuk ka dalë. Kjo është shumë e rëndë! Në të gjithë mediumet, emisionet televizive, nga shumë politikanë që janë pyetur nuk kanë sqaruar asgjë, ata nuk e njohin problemin.” – tha Pasha për Panoramën.

 

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI