Flash

Flet Patozi: Basha po pret që Rama të rrëzohet vetë, ndërsa Berisha...

Lapsi.al 12 February 2018
Flet Patozi: Basha po pret që Rama të rrëzohet vetë,

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi e ka konsideruar të vakët aksioonin opozitar në këtë mandat të dytë të Edi Ramës në qeveri. Në një intervistë për gazetaren Mirela Milori në Abc News ai tha se protesta masive e 27 janarit tregoi pakënaqësitë ndaj qeverisë, por kjo nuk mjafton pasi shqiptarët duhet të shohin shpresë dhe alternativë edhe te opozita. Në analizën e tij, Patozi thotë se opozita e Bashës është pasive duke pritur që Rama të rrëzohet vetë.

“Ia kam thënë Lulzim Bashës që asnjë fitore nuk vjen duke pritur. Ai nuk duhet të presë derisa të rrëzohet Rama për të ardhur në pushtet. Ka njerëz që thonë se Bashës i erdhi koha, pasi pas tre vitesh janë zgjedhjet.

8 vite qëndroi PS në pushtet me Nanon dhe po 8 vite qëndroi dhe PD në pushtet me Berishën, por mund të themi që në të dy rastet opozita ka qenë agresive. Madje ajo e Sali Berishës ka qenë edhe më agresive. Kjo e sotmja është një opozitë pritëse” – tha Patozi. I pyetur për angazhimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë situatë, Patozi thotë se e kupton rolin që ai ka zgjedhur të mbajë.

“Berisha? Ai është ende aty. Ai ka thënë që nuk përzihet në vendime të rëndësishme të partisë, por as edhe në debatin e brendshëm. Është një zgjedhje e tij. Ai mbetet një deputet aktiv. Këtë e demonstron çdo ditë” – tha Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndryshime në Policinë e Shtetit

Pak ditë pas emërimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, vijnë edhe ndryshimet e para. Kështu, Rebani Jaupaj u largua nga detyra e zv.drejt...

19:39

Athinë, shqiptari tenton arratisjen nga burgu

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Greqi pasi dhunoi një bashkëkombas të tij në qendër të Ahtinës, ka tentuar të arratiset nga qelitë e paraburgimit. ...

19:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI