Flash

Artan Hoxha zbulon detaje nga aksioni për të kapur Balilin: U përdor forcë, u thyen disa dyer

Lapsi.al 12 February 2018
Artan Hoxha zbulon detaje nga aksioni për të kapur Balilin: U

Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi se policia përdori forcë gjatë ndërhyrjes në banesën e vjehrrit të Klement Balilit.

Hoxha pohoi se policia e Delvinës, në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës rreth orës 17:15 zbarkoi në banesën e vjehrrit të Balilit, Avni Veizit, pasi kishte informacione se aty fshihej Klementi, i cilësuar nga mediat greke si Eksobari i Ballkanit. Mes të tjerash, Hoxha tha se policia kishte përdorur forcë gjatë aksionit, pasi kishte thyer derën e jashtme dhe disa të brendshme.

“Aksioni nisi sot pasdite, sapo ra errësira, rreth orës 17:15 minuta. Forcat e policisë lokale dhe ato të Gjirokastrës rrethuan zonën, duke krijuar edhe pasiguri tek banorët. Kishte një numër të madh policësh. Në banesë nuk u gjet asnjë person. Vjehrri dhe vjehrra, e personit më të kërkuar nga policia shqiptare nuk ishin. Informacioni paraprak ka qenë se në këtë banesë mund të strehohej Balili, edhe pse vjehrri dhe vjehrra qëndrojnë tek vajza e tyre që ka ngelur e vetme. Policia ka përdorur forcë, ka thyer derën e jashtëm, ka ushtruar kontroll të befasishëm. Janë thyer disa dyert të brendshme. Nuk është gjetur personi që kërkohej nga policia. Nga komshinjtë është vënë në dijeni pronari i banesës. Ata kanë ardhur aty dhe kanë kërkuar një vendim të gjykatës. Ai pretendon se i kanë vjedhur sende me vlerë. Ky vendim vjen pas shkrimit të medias gjermane ‘Stern’, pasi u tha se policia lokale nuk ndërhynte dot. Ndaj me ardhjen drejtorit të ri po jepet tjetër mesazh”, tha Hoxha në lidhje direkte me "News 24".

Të këshilluara

Ndryshime në Policinë e Shtetit

Pak ditë pas emërimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, vijnë edhe ndryshimet e para. Kështu, Rebani Jaupaj u largua nga detyra e zv.drejt...

19:39

Athinë, shqiptari tenton arratisjen nga burgu

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Greqi pasi dhunoi një bashkëkombas të tij në qendër të Ahtinës, ka tentuar të arratiset nga qelitë e paraburgimit. ...

19:13

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI