Flash

Hushi thirrje artistëve të qëndrojnë të bashkuar para ‘qeverisë së çmendur’

Lapsi.al 12 February 2018
Hushi thirrje artistëve të qëndrojnë të bashkuar para

Tenori i njohur shqiptar, njëherësh ish-kandidat për deputet i Partisë Socialiste, Agim Hushi, i bën thirrje artistëve që të qëndrojnë të bashkuar kundër qeverisë.

Sipas tenorit, një qeveri e çmendur apo një grua e çmendur nuk mund të marrosi shpritin e një arti të vërtetë.

“Uroj qe kjo force te gjemoje dhe te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire! Jam me ju miqt dhe koleget e mij! Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim! Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje arti te vertet!”, shkruan ai.

POSTIMI I AGIM HUSHIT:

Me se fundmi ata po flasin!

Po bashkohen dhe po mbeshtesin kauzen e tyre te neperkembur, teatrin e tyre, shtëpinë e tyre te artit; jeten e tyre!

Megjithëse heshtën ato dite kur me fyen mua kolegun e tyre dhe makina e pushtetit prodhoi me urdhër mallkimin tim pse quajta hajdute ata qe kanë zënë për fyti atdheun tim te dështuar, atdheun qe po na përzë te gjithëve; ngriti hordhite e b…lëpirësve pse thash qe me vjen turp qe flas dhe une gjuhen e tyre:: hajduteve, maskarenjve me hunde te bardhe, antiartisteve dhe antishqiptareve. Me quajtën tradhtare se fola hapur dhe me ze te larte, me dhimbjen e ikjes!

Foli aq bukur Ndrenika, Asqeriu, Anila Bisha… Dhe kur flasin artistet nga shpirti eshte si mallkimi i Zotit! Shpresoj qe zeri i tyre te gjemoje me forcen e te drejtes, llogjikes dhe forces se pastertise qe karakterizon artistin dhe shpirtin e tij!

Uroj qe kjo force te gjemoje dhe te kthehet ne nje ortek qe do te shkuli ate klase te deshtuar politike qe po shkaterron dhe merr nga ai popull gjithcka te vyer; dhe shpirtin e lire! Jam me ju miqt dhe koleget e mij! Por bashkuhuni, mos lini tju thyejne apo tju kercenojne me asnje cmim! Nje grua apo nje qeveri e cmendur smund te marrosi shpirtin e nje arti te vertet!

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI