Flash

Greqi, dy alpinistë gjenden të ngrirë në majë të malit

Lapsi.al 12 February 2018
Greqi, dy alpinistë gjenden të ngrirë në majë të

Zjarrfikësit e Greqisë thonë se një mashkull dhe një femër nga Maqedonia, janë gjetur të vdekur nga ngrirja në maje të malit Kaimaktsalan. Mashkulli, 35 vjeçar, dhe femra 28 vjeçare, ishin të zhdukur prej të shtunës në mëngjes. Ata ishin pjesë e një grupi prej 40 maqedonasve, që qëndronin në terrenet e skijimit në Voras të Greqisë, raportoi mbrëmë agjencia AP nga Selaniku.

Grupi kishte arritur në lartësinë prej 2,524 metrave të malit, afër kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, pardje herët në mëngjes dhe ishte kthyer para mesditës.

Zjarrfikësit ishin alarmuar për çiftin e zhdukur të shtunën pasdite, por ishin tërhequr nga kërkimi në mbrëmje për shkak të mjegullës dhe borës. Kërkimi kishte vazhduar dje në mëngjes.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI