Flash

Punëtorët në protestë para Autoritetit Rrugor Shqiptar, kërkojnë paratë nga "Serenissima"

Lapsi.al 12 February 2018
Punëtorët në protestë para Autoritetit Rrugor Shqiptar,

Punëtorët dhe kompanitë që u nënkontraktuan nga “Serenissima” për të bërë punimet e By-Pass-it të Fierit dhe Vlorës kanë dalë në protestë përpara Autoritetit Rrugor në Tiranë.

Ata thonë se kërkojnë zgjidhje për të marrë rrogat e për të paguar faturat, ku edhe pse kanë bërë rreth 21 milionë Euro punime, nuk janë dhënë paratë nga firma ‘Serenissima’.

Për këtë arsye punëtorët kërkojnë zgjidhje nga qeveria që të ndërhyjë në këtë situatë. Ata thonë se nuk do të lejojnë asnjë firmë që të punojë në këto akse nëse nuk paguhen faturat.

Rreth 600 punëtorë kanë muaj pa marrë pagat, ndërsa ‘Serenissima’ deri më sot nuk derdhur asgjë në llogaritë e nënkontraktorëve. Qeveria nga ana tjetër i hoqi asaj të drejtën e punimeve dhe po ritenderon rrugët.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI