Flash

Basha për komisionin 'Tahiri': Rama ndërhyri në skandalin me Habilajt, sot dorëzojmë kërkesën

Lapsi.al 12 February 2018
Basha për komisionin 'Tahiri': Rama ndërhyri në

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për mediat. Ai është shprehur se në mbledhje është diskutuar në lidhje me komisionin parlamentar për çështjen ‘Tahiri’. Basha ëshëtë shprehur se Rama e ka patur në tavolinë informacionin për Tahirin, por lejonte që trafiku të zhvillohej. Po ashtu Basha shprehet se kërkesa për komision hetimor ndaj çështjes Tahiri do të depozitohet sot.

“Ministria e Brendshme, kryeministri ishin në disponuam zyrtar të informacionit, por trafiku bëhej me bekimin dhe ryshfetin që jepej deri tek më të lartët. Edi Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, Haki Çako dhe paraardhësit e tij e kanë pasur në mënyrë zyrtar nga SHISH dhe nga Interpol, nga denoncimet e opozitës, dhe nga media. Shumë gazetarë kanë shkuar dhe kanë rrezikuar të shkonin në parcelat me hashash. Këto fakte janë varrosur në zyrën e kryeministrit. Kjo është arsyeja se Edi Rama ka shkelur kushtetutën dhe ka kthyer parlamentin në gjykatë. Ndërhyrja e Ramës në skandalin Tahiri-Habilaj, çoi në kthimin e Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Kërkesa për komisionin do të jetë njohja me faktet dhe kërkesa do të depozitohet sot.” – është shprehur Basha.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI