Flash

Patozi: Basha ka shkarkuar 3 anëtarë të kryesisë në Vlorë se folën keq për të rrjetet sociale

Lapsi.al 12 February 2018
Patozi: Basha ka shkarkuar 3 anëtarë të kryesisë në

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi ka reaguar për shkarkimin e 3 anëtarëve të kryesisë së PD-së në Vlorë. Patozi shkruan se këta 3 anëtarë janë shkarkuar se nuk kan folur mirë për Bashën në rrjetet sociale. Patozi vashdon më tej duke pyetur Bashën nëse me këtë parti do t’i bindë shqiptarët që ta ndjekin për të qeverisur. Patozi po ashtu i drejtohet kryetarit demokrat duke i thënë se nëse do të shkarkojë dikë, duhet ta fillojë nga vetë Patozi, pasi ai ka thënë boll për të.

“SHKONI NË VLORË QË TË KUPTONI "BASHKIMIN" E LULZIM BASHËS

Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë. Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot. Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t'i qeverisur? A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?

Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjlit, sepse është e ulët. Dhe provat t'i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi. Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët. Por megjithëse sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t'u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.” – shkruan Patozi ndër të tjera.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI