Flash

Detajet/ Zbulohet emri i pronarit që iu dogj qëllimisht makina në Vlorë

Lapsi.al 12 February 2018
Detajet/ Zbulohet emri i pronarit që iu dogj qëllimisht makina në

Një makinë tip “Benz” është gjetur e shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Vlorë. Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas mesnate ne vendin e quajtur si Xhamia. Sipas saj, automjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Eduard Alikaj, i cili nuk është emër i panjohur për policinë. Ky person ka qene i arrestuar pas një sherri me thika për çështje parkingu, ku se bashku me një tjetër lanë tre persona te plagosur.

Shkak i sherrit dhe konfliktit fizik është bërë bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës. Ndaj mes 44-vjeçarit Alikaj dhe mikut të tij Hënes Dalipaj nisi sherri me punonjësit e kompanisë “TIS Park sh.p.k”. Alikaj e kishte parkuar mjetin e tip ML me targa  AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI