Flash

Qeveria fut duart në tregun e telefonisë celulare, Ilir Zela kërkon një ndryshim në ligj

Lapsi.al 12 February 2018
Qeveria fut duart në tregun e telefonisë celulare, Ilir Zela

Deri pak vite më parë ishte e zakonshme për shumë shqiptarë të mbushnin xhepat me 2 apo edhe 3 celularë. Çmimet brenda dhe jashtë rrjetit të një kompanie bënin diferencën mes kompanive.

Diferencat në çmime zgjatën deri në 1 Janar të vitit 2015, kur Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare ndërhyri me disa vendime që i dhanë fund handikapit në treg.

U vendos që si brenda, ashtu edhe jashtë rrjetit, çmimet të jenë njësoj dhe që të ulen vit pas viti në bazë të një plani të hartuar nga AKEP.

Por një vendim i marrë pa asnjë konsulencë nga kreu i AKEP, Ilir Zela duket se ka prishur balancën e vendosur në tregun e telefonisë celulare, duke favorizuar njërën nga kompanitë, Albtelecom

Qeveria synon t’ia heqë kompanisë detyrimin për të ulur tarifat duke filluar nga dt 1 Prill i këtij viti, ndërsa Vodafone dhe T-Mobile detyrohen t'i binden vendimit të vitit 2015 dhe do t'i ulin këto tarifa.  Duke u bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe ndryshimeve të ndodhura në treg gjatë periudhës 2014-2017, kërkon të diferencojë zbatimin e masës rregulluese të mos diskriminimit në tarifa me pakicë të thirrjeve on- net/ off net për Albtelecom dhe dy operatorët e tjerë Vodafone Albania dhe T- Mobile,

Sipas dokumentit të firmosur nga Ilir Zela, AKEP e justifikon këtë vendim me gjykimin se heqja e detyrimit duhet bërë, pasi Albtelecom është operatori më i vogël në treg dhe me proporcionin më të madh të thirrjeve off-net se dy operatorët e tjerë. Një tjetër arsye është se me heqjen e këtij detyrimi këtij operatori të vogël në treg i jepet stimuli të ofrojë tarifa konkurruese off net.

Në këtë dokument thuhet gjithashtu se problemi që mund të shkaktojë në treg heqja e këtij detyrimi për Albtelcom është shumë i vogël në raport me heqjen e këtij detyrimi dy operatorëve më të mëdhenj.

Pra Këshilli Drejtues i AKEP, që drejtohet nga Ilir Zela, favorizon njërën nga kompanitë duke rrezikuar cënimin e legjislacionit shqiptar që është në përputhje me atë europian, si dhe të drejtat e rregullat ligjore dhe financiare të dy kompanive celulare në vend, të dy investitorëve të mëdhenj të huaj që operojnë prej vitesh në ekonominë shqiptare.

Vetë Ilir Zela, ish deputet dhe ministër i Partisë Socialiste ka punuar më parë në Albtelecom dhe ky fakt mund të sjellë interpretime të ndryshme të këtij vendimi. Por përtej arsyeve të zotit Zela, një pyetje mbetet pa përgjigje: Çfarë mund të ndodhë me tregun shqiptar nëse prej tij mund të tërhiqen, pikërisht sepse po cënohen ligjet dhe rregullat e konkurrencës, dy investitorë të mëdhenj evropianë, si Vodafone e T- Mobile?

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI