Flash

Shifrat e frikshme të INSTAT: 330 mijë persona kanë braktisur Shqipërinë shtatë vitet e fundit

Lapsi.al 12 February 2018
Shifrat e frikshme të INSTAT: 330 mijë persona kanë braktisur

Në shtatë vitet e fundit (2011-2017), nga Shqipëria janë larguar në total rreth 330 mijë persona, si emigrantë. Të dhënat janë bërë publike sot nga një grafik i INSTAT, duke treguar faktin e dhimbshëm se 28 vjet pasi u shënua vala e parë e emigrimit, shqiptarët ende duan të ikin dhe shumë pak duan të kthehen. Që nga viti 2011 vihet re që ka pasur një rritje të shqiptarëve që braktisin vendin. Në atë vit u shënua dhe numri më i lartë i të ikurve, me rreth 52 mijë. Pasi është zvogëluar gradualisht në vite, një valë e re emigracioni u shënua sërish në 2017, në rreth 40 mijë persona të ikur. Ndërsa ka shumë persona që kthehen, numri i atyre që ikin mbetet gjithnjë më i lartë dhe diferenca është negative. Në 2017-n, në një zhvillim negativ, pasi migracioni neto është përkeqësuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2017, numri  i emigrantëve është 39.905 persona dhe numri i imigrantëve, 25.003 persona. Migracionit neto (diferenca midis imigrantëve dhe emigrantëve), rezulton -14.902 persona. Një vit më parë, diferenca ishte shumë më e ulët, më pak se 10 mijë persona. Kjo tregon se më shumë po ikin dhe më pak po kthehen. Në shtatë vitet e fundit, njerëzit që kanë ikur janë të barabartë, ose më shumë sesa numri i banorëve që ka qarku i dytë më i madh i vendit, Fieri, me 302 mijë banorë. Më pas renditet qarku i Durrësi me 285 mijë.

Emigracioni, së bashku me rënien e lindshmërisë janë arsyet kryesore që po çojnë në tkurrjen e popullsisë. Emigracioni i trurit është duke dëmtuar rëndë edhe shërbimin shëndetësor në vend. Sipas të dhënave nga Urdhri i Mjekut, në tre vitet e fundit, e kanë lënë vendin më shumë se 600 mjekë, ku vetëm gjatë 2017 kanë kërkuar referencë largimi rreth 167 të tillë, kryesisht kardiologë, ortopedë, pediatër etj. Përgatitja e një mjeku kërkon së paku 20 vjet vetëm arsimim, ndaj zëvendësimi i tyre është i vështirë. Ndërkohë spitalet e Sarandës, Përmetit dhe Dibrës janë pothuajse pa stafe mjekësore. Ndryshe nga fillimi i viteve 90, problematike është ikja e forcës së kualifikuar.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë viteve 2015-2017 kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian 132 mijë shqiptarë, por nga ana tjetër, mijëra të tjerë janë laruar nga vendi me kontrata pune, studime, me Lotarinë Amerikane, me aplikime për në Kanada ose po bashkohen me të afërmit e tyre, teksa emigracioni i paligjshëm po lulëzon deri në Australinë e largët. Tjetër problem është ikja e moshave të reja, që do të sjellin probleme më vonë në forcën e punës, uljen e produktivitetit dhe skemën e pensionit.

Më e keqja është se gjysma e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri po planifikojnë të ikin nga vendi. Sipas anketimit që ka bërë Barometri i Ballkanit, 50% e të anketuarve më 2017 janë përgjigjur se po planifikojnë të largohen nga vendi. Kjo tendencë po vjen në rritje, pasi më 2016 kishin pohuar se po merrnin në konsideratë të largoheshin nga vendi 48% e të anketuarve./ Monitor

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI