Flash

Merr fund kalvari, ministrja e Arsimit jep datën se kur do të jepen pagat e pedagogëve

Lapsi.al 12 February 2018
Merr fund kalvari, ministrja e Arsimit jep datën se kur do të jepen

Pas vonesës 10-ditore të pagave të pedagogëve, vjen edhe sqarimi i ministris së Arsimit Lindita Nikolla ku njofton për datën që do të jepen këto paga. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi për shtyp se pagat e pedagogëve do të jepen ditën e sotme.

“Pagat do të jenë në llogarinë e pedagogëve dhe personelit akademik brenda ditës së sotme. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë siguron se Ligji i ri i Arsimit të Lartë është mundësi e re e zgjerimit të autonomisë financiare të universiteteve. Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të garantohet me aktet nënligjore që priten të miratohen së shpejti. Gjithashtu ne besojmë fortë që të gjitha energjitë dhe debati të zhvillohet tek sfidat e rritjes së cilësisë, performancës, punësimi i të rinjve dhe akreditimi i programeve të studimit,” - shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës dolën me një deklaratë dy ditë më parë në një kohë kur kanë kaluar afro 10 ditë nga mosmarrja e rrogave të muajit janar. Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ka renditur të gjitha kërkesat e pedagogëve, ndërsa ky forum kërcënoi me grevë nëse nuk do të ketë një zgjidhje dhe qeveria nuk pranon të ulet në negociata.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI