Flash

Paralajmërimi i Bashës për Ramën: Tërhiqu nga plani ogurzi për të ndërtuar kullë te Teatri Kombëtar

Lapsi.al 12 February 2018
Paralajmërimi i Bashës për Ramën: Tërhiqu nga plani

Përpos çështjes Tahiri, Basha ka folur sot edhe për situatën e artistëve që po protestë për Teatrin Kombëtar. Lulzim Basha tha se është në krah të artistëve në mbrojtje të dinjitetit të tyre dhe kauzës sipas tij tërësisht të drejtë për godinën e Teatrit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat, Basha i ka bërë paralajmërim të fortë kryeministrit Rama, duke i kërkuar të tërhiqet sa më shpejt nga plani ogurzi për ndërtimin e kullës te teatri kombëtar.

“Teatri nuk janë tullat, teatri janë artistët, është Ndrenika dhe kolegët e tij. Paralajmëroj Ramën që ka 20 vjet që planifikon të ndërtojë kullë te Teatri Kombëtar, e paralajmëroj të tërhiqet nga plani ogurzi, asnjë veprim nuk mund të kryhet pa vendosur më parë artistët. Artistë do të jenë ata që do të zgjedhin gjithçka, drejtuesit e tyre dhe shpenzimin e të ardhurave. Duhet një decentralizmin dhe dhënie e pushtetit të plotë për vendimmarrjet e tyre”, - u shpreh Basha.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI