Flash

Foto/ Harrohen palmat, nis puna për vendosjen e pishave në autostradën Tiranë-Durrës

Lapsi.al 12 February 2018
Foto/ Harrohen palmat, nis puna për vendosjen e pishave në

Palmat e vendosura nga Rama në autostradën Tiranë-Durrës u thanë. Ndërkohë bashkia e Tiranës nisi zëvendësimin e palmave të thara përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, me pisha të reja. Të cilat do të kushtojnë rreth 670 mln lekë. Temperaturat e ulëta të vitit që shkoi shkatërruan të gjitha pemët dekorative të vendosura nga qeveria shqiptare, disa vite më parë.

Bashkia e Tiranës mori vendim në fund të vitit 2017 për zëvendësimin e tyre me pisha dhe akordoi fondin përkatës. Palmat që u thanë në autostradë nuk arritën dot të mbijetonin as tre vite. Ato ishin një nismë e kryeministrit Rama për zbukurimin e kilometrave të parë të autostradës, që përkojnë me hyrjen në kryeqytet.

Ndërkohë sot, teksa kalon në këtë autostradë vë re që ka nisur puna për zëvendësimin me pisha. Bashkia ka bllokuar njërën nga korsitë e kalimit të makinave dhe po merret me vendosjen e pemëve të reja, duke i lënë në harresë palmat e thara dhe paratë që u shpenzuar për to.

[gallery columns="1" size="large" ids="274458,274459"]

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI