Flash

Donald Lu paralajmëron ndjekje penale për Adriatik Llallën (Deklarata)

Lapsi.al 12 February 2018
Donald Lu paralajmëron ndjekje penale për Adriatik Llallën

Pas lajmit se Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm është tërhequr nga sistemi gjyqësor, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ambasadori e quan fitore tërheqjen e gjykatësve apo prokurorëve të korruptuar, por vë në dukje se kjo nuk ka për t’i shpëtuar nga ndjekja penale.

"Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. [Vendimi për t’u tërhequr] nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale." Shkruan Donald Lu në Twitter.

Adriatik Llalla nuk do ta pranojë postin që iu ofrua në gjyqësor, pas mbarimit të mandatit si prokuror i Përgjithshëm. Tërheqja e tij u interpretua në media si një manovër për t’i shpëtuar vetingut.

Në vazhdimësi Donald Lu dhe Adriatik Llalla kanë shkëmbyer një sërë akuzash publike mes njëri tjetrit vitet e kaluara, akuza të cilat ambasadori amertikan nuk i ka harruar ende.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI