Flash

Greqi/ Pranga shqiptarit dhe të dashurës greke me 61 kg hashash

Lapsi.al 12 February 2018
Greqi/ Pranga shqiptarit dhe të dashurës greke me 61 kg hashash

Një 31-vjeçar shqiptar dhe e dashura e tij greke u arrestuan sot në Greqi, pasi në makinën e tyre policia gjeti rreth 61 kilogramë kanabis, një revolver dhe 21 fishekë.

Lajmin e bëri të ditur "Protothema", e cila sqaron se lënda narkotike ishte e ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi.

Këtë vit, policia greke ka zhvilluar një sërë aksionesh në kufirin e gjelbër të Shqipërisë dhe Greqisë, pasi trafiku i drogës nga kjo rrugë është kthyer në problem shqetësues.

Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Kosturit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI