Flash

U dëbua nga banesa, 54 vjeçarja shqiptare në Itali gjendet e vdekur në kasolle

Lapsi.al 12 February 2018
U dëbua nga banesa, 54 vjeçarja shqiptare në Itali gjendet e

Dëshpërimi i dëbimit nga banesa ka bërë që një grua 54 vjeçare me origjinë shqiptare dhe me nënshtetësi italiane, t'i japë fund jetës duke u vetëvrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Sperlonga të Italisë. Gjykata e Apelit në Terracino ka vendosur më 15 janar dëbimin nga banesa të gruas pas konfliktit për trashëgiminë. E ndodhur në këtë situatë jashtëzakonisht të rënduar pas largimit të detyruar nga shtëpia, ajo nuk ka gjetur forca për të vazhduar, duke ndërmarrë vendimin ekstrem vetëm pak metra larg banesës që duhej të braktiste.

Burri e gjeti atë pasditen e së shtunës të vetëvarur brenda një kasolleje në përdorim nga një fond bujqësor, por që ndodhej pranë banesës ku kishin jetuar deri më tani dhe ku çifti kishte filluar të flinte ditët e fundit. Prokurori publik në detyrë menjëherë urdhëroi kthimin e trupit në familje, për të lejuar funeralin./ora news

 

Të këshilluara

Ndryshime në Policinë e Shtetit

Pak ditë pas emërimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, vijnë edhe ndryshimet e para. Kështu, Rebani Jaupaj u largua nga detyra e zv.drejt...

19:39

Athinë, shqiptari tenton arratisjen nga burgu

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Greqi pasi dhunoi një bashkëkombas të tij në qendër të Ahtinës, ka tentuar të arratiset nga qelitë e paraburgimit. ...

19:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI