Flash

Zhvillime të reja për vrasjen e Ivanoviç, policët dyshohet se zhdukën provat e krimit

Lapsi.al 12 February 2018
Zhvillime të reja për vrasjen e Ivanoviç, policët dyshohet

Një gëzhojë e zhdukur e njërit prej plumbave që qëlloi Oliver Ivanoviqin është arsyeja pse dy policë të Kosovës kanë përfunduar në burg. Mësohet për pretendimet e Prokurorisë ndaj dy policëve, të cilët u arrestuan të shtunën me dyshimet se zhdukën prova në rastin Ivanoviq. Politikani serb ishte qëlluar me gjashtë plumba ndërsa grupi hetimor në vendin e ngjarjes kishte gjetur një gëzhojë më pak.

Kjo gëzhojë nuk ishte zbuluar në ditën e krimit. Siç shkruhet në dosjen e Prokurorisë kur hetuesit kishin shikuar kamerat e sigurisë nga vendi i krimit kishin parë policin Zharko J., i cili kishte marrë nga vendi i krimit një gëzhojë dhe e kishte futur në xhep, shkruan Kallxo.com.

Kolegu tjetër i tij, Dragisha M. po ashtu i arrestuar, vetëm kishte shikuar këtë veprim të kolegut të tij pa e penguar të njëjtin. Prokuroria pretendon se dy policët lejuan kalimtarë të rastit të futen në vendin e krimit pa i penguar të njëjtit.

Dy të dyshuarit janë paraqitur sot para Gjykatës së Mitrovicës, ku nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën që u vihet në barrë. Vendimi për masën ndaj tyre pritet të merret në orët në vijim.

Politikani i serbëve të Kosovës dhe kryetari i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” Oliver Ivanoviq u vra në Mitrovicën Veriore më 16 janar. Ai u varros një ditë më pas në Beograd.

Vrasja e tij është dënuar gjerësisht nga zyrtarët e BE-së, ata serbë dhe kosovarë. Ai shihej një politikan i moderuar në Kosovë që përkrahte bashkëjetesën midis pakicës serbe dhe shumicës shqiptare.

Megjithatë, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës për pavarësi. Ai e deklaroi veten të pafajshëm. Serbia ka kërkuar përfshirje në hetimin për vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa dy shtetet në mënyrë të tërthortë janë duke shkëmbyer informata për këtë vrasje.

Të këshilluara

Ndryshime në Policinë e Shtetit

Pak ditë pas emërimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, vijnë edhe ndryshimet e para. Kështu, Rebani Jaupaj u largua nga detyra e zv.drejt...

19:39

Athinë, shqiptari tenton arratisjen nga burgu

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Greqi pasi dhunoi një bashkëkombas të tij në qendër të Ahtinës, ka tentuar të arratiset nga qelitë e paraburgimit. ...

19:13

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI