Flash

U tërhoq nga Gjykata Kushtetuese, ndërpritet vettingu për Besnik Imerajn

Lapsi.al 12 February 2018
U tërhoq nga Gjykata Kushtetuese, ndërpritet vettingu për Besnik

Procesi i vettingut është ndërprerë për Besnik imerajn, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, që dha dorëheqjen rreth dy javë më parë.

Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, komision deklaron se trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), ka vendosur ndërprerjen e procedurave për rivlerësimin e Besnik Imeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se trupa gjykuese, e përbërë nga Brunilda Bekteshi (kryesuese), Etleda Çiftja (anëtare) dhe Genta Tafa (Bungo) (relatore), pasi mori dijeni për vendimin nr. 2, datë 31.01.2018 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 14, datë 06.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, ka vendosur ndërprerjen e procedurave të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit Besnik Imeraj. Vendimi do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të këtij institucioni në respektim të afatit të përcaktuar në nenin 55/7 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të këshilluara

Ndryshime në Policinë e Shtetit

Pak ditë pas emërimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, vijnë edhe ndryshimet e para. Kështu, Rebani Jaupaj u largua nga detyra e zv.drejt...

19:39

Athinë, shqiptari tenton arratisjen nga burgu

Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Greqi pasi dhunoi një bashkëkombas të tij në qendër të Ahtinës, ka tentuar të arratiset nga qelitë e paraburgimit. ...

19:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI