Flash

Prangoset grupi i të rinjve që shpërndante drogë pranë shkollave të Tiranës

Lapsi.al 13 February 2018
Prangoset grupi i të rinjve që shpërndante drogë pranë

Policia ka goditur një grup që shpërndanin drogë në afërsi të shkollave në kryeqytet. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar  68 doza më lëndë narkotike “Cannabis Sativa”. Në këtë operacion janë arrestuar në flagrancë  shtetasit: Isuf Haka, 32 vjeç, banues në Tiranë, Jurdjan Kondili, 19 vjeç, banues në Tiranë, Armando Durishti, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Jurdjan Kondili dhe Isuf Haka në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit Armando Durishti.

Shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit Isuf Haka iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”. Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi Armando Durishti në rrugën “Frederik Shiroka”, në afërsi të një shkolle iu gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Një sasi prej 58 (pesëdhjetë e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI