Flash

Rreshjet e dëborës pushtojnë zonat malore, trashësia deri në 70 cm, disa fshatrat të bllokuar

Lapsi.al 13 February 2018
Rreshjet e dëborës pushtojnë zonat malore, trashësia deri

Dita e sotme në vend ka filluar me reshje të shumta shiut dhe me dëborë në zonat malore. Zona si rrethi i Pukës është zbardhur tërësisht nga dëbora, ndërsa trashësia e borës në Qafen e Malit ka arritur në 10 cm. Autoritetet këshillojnë të evitohen lëvizjet në Qafë Mali pa zinxhir. Po kështu mësohet se nuk kanë ndërhyrë ende borëpastrueset për heqjen e borës dhe akullit nga rrugët. Në zonë janë vetëm elektricistët që po punojnë për rikthimin e energjisë.

Po ashtu aksi rrugor Librazhd-Bulqizë është i pakalueshëm. Segmenti Shkalla e Lunikut-Steblevë është i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës. Trashësia në Steblevë ka arritur rreth 50 cm. Nga ana tjetër në zonën e Didrës vijojnë që të jenë izoluara zonat si Trebisht, Lurë, Kala e Dodës, Ostren dhe Selishtë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në 70 centimetra.

Por jo vetëm në Dibër, edhe në Theth dhe zona të tjera të thella në Dukagjin ka probleme me qarkullimin nga dëbora. Në Pukë si pasojë e reshjeve të dëborës është bllokuar rruga në fshatin Iballë. Ka probleme në aksin rrugor Pukë - Fushë Arrëz. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e mjeteve te ARRSH për zhbllokimin e rrugës ku në segmente te caktuara trashësia i kalon 40 cm.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI