Flash

'Tërhiqet' ministrja Kumbaro: Teatri nuk lëviz tani, jemi të hapur për të diskutuar me aktorët

Lapsi.al 13 February 2018
'Tërhiqet' ministrja Kumbaro: Teatri nuk lëviz tani, jemi

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro duket se është tërhequr nga zhvendosja e Teatrit Kombëtar te ‘Turbina’. Ajo është shprehur se Teatri Kombëtar nuk lëviz deri në momentin që të ketë projekt të ri, ndërsa do t'i shtohen dy salla te 'Turbina'. Po ashtu Kumbaro është shprehur që Teatri momental është i parikuperueshëm, por deri ditën që do të kemi projektin e tetrit të ri, ai do të jetë funksional për trupën. Kumbaro tha se jemi në një proces konsultimi referuar ligjit për institucionet e artit dhe u shpreh se përfaqësuesit e sindikatës së aktorëve janë të ftuar për të diskutuar për shqetësimet ditën e nesërme.

Teatri Kombëtar do të vijojë që të jetë aty ku është sot në funksion me të gjitha parametrat, nuk do të preket salla, do të vijojë që të përdoret nga trupa, të cilës i shtohen edhe dy salla të reja te Turbina. Do të zgjerohen hapësirat. Teatri ka një autorizim të tillë fizik dhe konstruktiv që bëhet i parikuperueshëm, por deri ditën që do të kemi projektin për një teatër të ri në të njëjtin truall, ai do të jetë funksional për trupën. Ka një keqkuptim, kemi marrë një nisëm ligjore për të decentralizuar disa nga kompetencat që sot i ka vetëm Ministria e Kulturës në përfitim të institucioneve të artit dhe institucioneve të tjera që duhet të nxiten për të financuar, si bashkitë. Jemi vetëm në proces konsultimi. Jemi të hapur për konsultim me grupet e interesit. Sindikatën e aktorëve, i kemi ftuar nesër në ministri me një përfaqësues të sindikatës për të diskutuar për shqetësimet. Jemi në proces konsultimi për të gjetur zgjidhjen e mirë për të gjithë. Nuk ka akoma të formuluar një propozim. Unë sapo thashë, që nesër unë i kam ftuar përfaqësuesit e sindikatës në ministri për të marrë në konsideratë dhe për të dëgjuar si ta përsosim më mirë ndryshimet në ligjin e aktual. Nuk bëhet fjalë për ligj të ri, por disa ndryshime. Disa prej këtyre konsultimeve me skenën e pavarur kanë filluar dje. Nga qendra e Kinemasë kemi marrë disa propozimet që i kemi integruar në draft. Tryezat e konsultimeve janë për tu ulur dhe diskutuar përballë. Është ligj për artin dhe kulturën dhe jo për teatrin’ - deklaroi ministrja në një prononcim për Report TV.

 

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI