Flash

Eurodeputeti Kukan: I meritoni negociatat, por duhet të bindni Këshillin Europian

Lapsi.al 13 February 2018
Eurodeputeti Kukan: I meritoni negociatat, por duhet të bindni

Gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Stabilizim Asocimit ku u diskutuan rekomandimet e OSBE-ODIHR për çështje të ndryshme që prekin vendin. I pranishëm ishte dhe eurodeputeti Eduart Kukan ku bëri vërejtjet e tij për politikën shqiptare për çështjen e negociatave.

Sipas Kukan, Shqipëria është e vonuar dhe duhet të jetë më e unifikuar në qëndrimet e partive politike. Ai u bëri thirrje partive politike në Shqipëri që të lënë pas ndasitë dhe të bëhen bashkë për hapjen e negociatave.

“Në Shqipëri të gjitha partitë e duan hapjen e negociatave. Kjo është diçka e mirë për vendin, kjo kërkon punë më të madhe nga ana juaj, qëndrime më të unifikuar për të ardhmen për procesin e zgjerimit. Ata që luftojnë për ju, mund të kenë argumenet të prekshme, shumë herë themi se shpresojmë për Shqipërinë, ju e meritoni, është me vonesë madje, duhet të kishit filluar me këto negociata. Ju duhen persona të kualifikuar për të bërë një ekip të fuqishëm të përgatitur. Është e domosdoshme për të qenë gati për të treguar se e meritoni,”  - tha Kukan.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI