Flash

'Të kam sjellë verë, se hashashin ti nuk e pi", demokratët u flasin eurodeputetëve për drogën

Lapsi.al 13 February 2018
'Të kam sjellë verë, se hashashin ti nuk e pi",

Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim – Asociimit, përfaqësuesit e opozitës u përqendruan tek përgjegjësia e kryeministrit Rama për çështjen e kanabisit. Ata treguan sipas tyre me fakte se Rama e dinte, e lejoi, e mbrojti dhe përfitoi pushtet nga kanabizimi i Shqipërisë. Kryetari i Komisionit të Integrimit Genc Pollo tha se deklaratat e kryeministrit për shkatërrimin e 99.67% të kanabisit ishin qesharake dhe të rreme. Pollo tha se në vend është krijuar infrastrukturë kriminale prej kultivimit të kanabisit dhe se rasti i ish-ministrit të brendshëm tregon lidhjen e bandave me qeveritarët. Ndërsa deputeti demokrat Aldo Bumçi solli në vëmendje babtutat e Ramës për hashahin kundrej ministrit Majko.

“Kryeministri publikisht bënte shaka me ministrin e tij të emigracionit, kur i thoshte se për ditëlindjen tënde të kam sjellë verë dhe jo hashash, sepse ti nuk e pi” - vuri ne dukje Bumçi bisedën e Ramës me Majkon.

Ai përmendi edhe qëndrimin e kryeministrit në një takim publik me fermerët, kur i pyeti se si janë me mbjelljen e hashashit. “Duhet të kuptohet se mbjellja e hashashit në të gjithë Shqipërinë është projekt politik dhe nuk ndodh nga paaftësia e shtetit për ta luftuar”- tha Bumçi në takimin me deputetët e Parlamentit Europian.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI