Flash

Prokurorja Marku nga Korça: Të goditen grupet e krimit dhe nëpunësit publikë që shkelin ligjin

Lapsi.al 13 February 2018
Prokurorja Marku nga Korça: Të goditen grupet e krimit dhe

Ditën e sotme kryeprokurorja e përkohshme Arta Marka ka qenë në qytetin e Korçës. Ajo, nga ky qytet, ajo është shprehur se përkrah hetimet e thelluara kundër drogës, si dhe të mos mbetet vetë në goditjen e shpërndarësve të vegjël të drogës, por të kapen grupet e mëdha që organizojnë kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike. Po ashtu Marku ka përmendur edhe shkeljen e ligjit nga nëpunësit publikë.

“Përkrahim hetime më të thelluara në luftën kundër drogës, ku, me gjithë suksesin e arritur, e bën të domosdoshme që prokuroria të mos mbetet vetëm me goditjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike, por të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë penale grosistët, grupet që financojnë dhe organizojnë kultivimin e lëndëve narkotike, trafikimin etj. Mbështesim fuqimisht prokurorët për të identifikuar shkelje të ligjit dhe regjistrimin e veprave penale kryesisht sidomos në mënyrën e ushtrimit të pushtetit nga nëpunësit publikë; nëse ushtrimi i pushtetit është në interes publik apo përdoret nga nëpunësit si një formë për të nxjerrë përfitime të paligjshme të çdo lloji. Nxisim analiza të përbashkëta me organet tatimore dhe doganore për të identifikuar shkelje të ligjit në këto fusha nëse ka, pasi siç del nga raporti për vitin 2017 ka vetëm një kallëzim nga këto organe”. – tha Marku.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI