Flash

SHBA-ja ia refuzon vizën gjeneralit serb për shkak të krimeve të luftës në Kosovë

Lapsi.al 13 February 2018
SHBA-ja ia refuzon vizën gjeneralit serb për shkak të krimeve

Ambasada e SHBA-së në Beograd ia ka refuzuar vizën shefit aktual të armatës serbe Ljubisha Dikoviq, sepse ai është përgjegjës për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë, dhe jo për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me Rusinë, deklaroi për “Danas” Nemanja Stjepanoviq, studiues i Fondit për të Drejtën Humanitare (FHP), transmeton Zeri.info

“Autoritetet serbe deklaruan se arsyeja për refuzimin e vizës është qëndrimi i tij ndaj Rusisë dhe prania në manovrat ruso-belaruse, por pastaj Dikoviq u shpreh publikisht: "Unë jam i pastër, asnjë krim nuk e kam kryer as urdhëruar". Duket se shefi i armatës serbe di diçka për refuzimin e vizës që të tjerët brenda autoriteteve serbe gjoja nuk e dinë, duke pas parasysh të kaluarën e tij gjatë kohës së luftës që ishte e njollosur me krime lufte”, tha Stjepanoviq.

Si thekson Stjepanoviq, FHP-ja prej kohësh ka paralajmëruar për pjesëmarrjen e Brigadës 37-të të UJ-së nën komandën e Dikoviqit në sulmet në fshatrat ku u kryen krime kundër civilëve shqiptarë dhe "shumë herë kemi themi se dikush me karrierë të tillë të periudhës së luftës nuk duhet të jetë në krye të armatës shtetërore që aspiron të jetë demokratike", dhe shton se, “Pra, ne nuk jemi të befasuar nga vendimi për t’ia mohuar atij vizën amerikane”.

Të këshilluara

'Nata e grabitjeve', vidhen 3 biznese në ...

Tre biznese janë vjedhur gjatë natës mes së hënës dhe të martës në Tiranë, Durrës dhe Mirditë, ndërsa rastet për e tjera nuk ka ende persona të arrestuar. Në...

17:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI