Flash

Ah mashtrues, mashtrues-Fotot tradhëtojnë Veliajn dhe skemën me kreditë e buta

Lapsi.al 13 February 2018
Ah mashtrues, mashtrues-Fotot tradhëtojnë Veliajn dhe skemën me

Adela dhe Albi Osmani do të kishin qenë një çift krejt i zakonshëm dhe i panjohur për publikun e gjerë, nëse kryebashkiaku Erion Veliaj nuk do t’i kishte ekspozuar. Jo më larg se dy ditë më parë, Veliaj ka qenë në çerdhen e tyre të dashurisë, për të promovuar ‘sistemimin dashamirës’ që i ka bërë kryebashkiaku i qytetit më të rëndësishëm në Shqipëri, një çifti të ri, në nevojë.

Të dy ata, Adela dhe Albi, e kanë mikpritur në shtëpinë e tyre të re kryebashkiakun. Pas qerasjeve të planifikuara, Veliaj ka dhënë sinjalin për fotot e zakonshme dhe ja ku i kemi: të gjithë të gëzuar, të gjithë të lumtur!

Shkruan Veliaj në postimin e fotove në ‘Facebook’:

‘Urime për shtëpinë e re! Një mikpritje tepër e ngrohtë në strehëzën e re të çiftit Adela dhe Albi Osmani, të cilët përfituan nga programi i kredisë së butë vitin e kaluar’

***

Ky është episodi i parë, i një planifikimi të imtësishëm. Episodi i dytë ndodhi rreth 15 ditë më parë në një tjetër familje.

***

Erion Veliaj niset drejt rrugës së shtëpisë së re të Arditit dhe Blerinës për të promovuar një punë tjetër të arritur: kredinë e butë dhënë familjes Kaçi. Edhe këtu ekspozimi i tyre është i detyruar.

Shkruan për ta Veliaj:

‘Tak-tak, hape derën! Tek Laiza dhe prindërit e saj shembullore Ardit dhe Blerina në shtëpinë e tyre të re, falë programit te Bashkia Tiranë për kreditë e buta. Arditi dhe Blerina janë jo vetëm prindër shembullorë, por edhe veterinerë mjaft të zotë!’

***

Çfarë i lidh dy episodet është një fakt i vërtetuar: Erion Veliaj i njihte më përpara.

Një gjest krejt spontan i të zotërve të shtëpisë përfituar me kredi të butë, ardhur ndoshta nga gëzimi i madh i një shtëpie të re, zbulon krejt padashur njohjen e Veliajt me familjen Kaçi. Siç shihet nga fotoja që familja mbante të printuar në shtëpinë e saj, Veliaj kishte ekspozuar vajzën e tyre në një foto të hershme, teksa e mbante në park.

Ndërsa njohja me çiftin e parë është edhe më e fortë. Nga një hulumtim i Genc Sejkos, Albi Osmani rezulton të ketë qenë nën shoqërinë e Veliajt para përfitimit të kredisë, siç e tregojnë fotot që ju shihni. Momente miqësore, a nuk ju duken? Nën shoqërinë e Veliajt shfaqet edhe në dy momente të tjera; gjatë emisionit ‘Dritare’ të Rudina Xhungës dhe në një bar, duke tokur grushtat.

Por një njohje, njësoj të fortë, partnerja e Albit ka patur edhe me kryeministrin e vendit: Edi Ramën. Në po të njëjtën festë me Veliajn, në qershor të vitit të kaluar, Adela Osmani ka kaluar një mbrëmje interesante te një nga bar-restorantet e Tiranës, pas shpatullave të së cilës qëndronte kryeministri.

‘Pas festës me shefin’, shkruan Adela Osmani, duke iu referuar Edi Ramës.

Mirëpo në disa foto të tjera rezulton se çifti i ri Albi dhe Adela Osmani kanë shëtitur botën: Venecia, Paris, Barcelonë, Kroaci, etj etj.

Por… kreditë e buta janë të destinuara për çifte të reja, në vështirësi ekonomike dhe që nuk mund të përballojnë kredi me interesat normale të bankave.

Këto janë faktet e para të një procesi (dhënie kredie të butë) të dyshuar si të kompromentuar dhe plot favorizime personale te të rinj, të cilët Veliaj i ka mbështetës./Hashtag.al

Të këshilluara

'Nata e grabitjeve', vidhen 3 biznese në ...

Tre biznese janë vjedhur gjatë natës mes së hënës dhe të martës në Tiranë, Durrës dhe Mirditë, ndërsa rastet për e tjera nuk ka ende persona të arrestuar. Në...

17:01

Berat, shpërthen në flakë makina

Një makinë ka shpërthyer në flakë në qytetin e Beratit. Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në lagjen 30 Vjetori, pas stadiumit T...

16:13

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI