Flash

Berat, shpërthen në flakë makina

Lapsi.al 13 February 2018
Berat, shpërthen në flakë makina

Një makinë ka shpërthyer në flakë në qytetin e Beratit. Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në lagjen 30 Vjetori, pas stadiumit Tomorri. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses, makina nuk ka arritur të shpëtohet. Policia e Beratit informon se në orën 13:30 është njoftuar nga një telefonatë, se në lagjen 30 Vjetori pranë Stadiumit të Ri një automjet ka marrë flakë. Ekspertet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet dhe kanë konsistuar se mjeti me targa AA472AE në pronësi të shtetasit H.V, 57 vjeç, ka qenë në një servis automjetesh pasi ka pasur probleme teknike. Gjatë kontrollit, mjeti ka marrë flakë dhe është spostuar nga drejtuesi e mekanikët në një vend më të sigurt, për të mos shkaktuar probleme për komunitetin. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI