Flash

Lubonja: Rama po e prish Teatrin Kombëtar për para...

Lapsi.al 13 February 2018
Lubonja: Rama po e prish Teatrin Kombëtar për para...

Kryeministri Edi Rama ka dashur që ta prishë Teatrin Kombëtar që në kohën kur ai ka qenë Ministër i Kulturës, teksa tani arsyeja e vetme se përse kreu i qeverisë kërkon të hedhë në tokë atë monument, është pastërtisht për para.

Është ky qëndrimi i Analistit Fatos Lubonja, i cili ka folur në rubrikën “Opinion” në “News 24”, ku dhe ka deklaruar se ajo ndërtesë në rastin më të mirë do duhej rikonstruktuar, pasi është një vlerë kulturore e qytetit.

“Unë kam një kohë të gjatë që e njoh këtë problem. Nuk është hera e parë që flitet për prishjen e teatrit, ka qenë një projekt i hershëm teatrit, qysh kur ishte ministër kulture Rama ka dashur luajë. Ne kemi qenë kundër atëherë, unë kam qenë edhe këshilltar në atë kohë. Pastaj ka pasur një projekt tjetër, kur ishte kryetar Bashkie që donte të prishte teatrin që është një trashëgimi kulturore e Shqipërisë. Dikush mund të thotë që është një ndërtesë e dobët. Është e dobët por është një ndërtesë me arkitekturën e vet, me historinë e vet që edhe po u rikonstrukturua duhet të rrijë ashtu siç është”, tha Lubonja.

“Kryeministri edhe më herët thoshte se është e parikuperueshme, sepse kryeministri do beton dhe beton për të do të thotë para investime. Ai prishi edhe stadiumin Qemal Stafa, thoshte nuk është i bukur apo nuk është i rikuperueshëm. Pra një shtet ruan, rikuperon. Në Itali kur bien tërmetet, ka një parullë: Ashtu siç ishte dhe ku ishte. Kryeministri ynë nuk e njeh fare këtë.

Atje ku u prish një urë osmane, karakteristike. Shqipëria që ndërton gjithë këto pallate, që ka kaq shumë beton ka kaq shumë gurë nuk ka mundësi ta bëjë ashtu atë?! Pse? Sepse ata duan ta bëjnë jo “Ashtu siç ishte ku ishte”, por duan të bëjnë një gjë të re që të fitojnë para. Ta shtojnë sa më shumë atë shifrën e tenderave me të cilat vjedhin. Plus fut edhe ndonjë dëlir të kryeministrit për kullat. Dhe të gjitha këto bashkë kanë sjellë këtë katrahurë që jemi ne sot”, deklaroi Lubonja.

“Unë mendoj se ky është qëllimi i fshehtë, prishja atje për ndërtime, dhe kjo është fasada sepse ky është stili i Edi Ramës, e ka përdorur gjithmonë. Edhe kur prishi kinemanë “17 Nëntori” tha njëherë e ka futur brenda ai arkitekti, pastaj doli që s’ka as kinema. Është një mashtrues i njohur kombëtar dhe ndërkombëtar,” tha analisti Lubonja

Të këshilluara

'Nata e grabitjeve', vidhen 3 biznese në ...

Tre biznese janë vjedhur gjatë natës mes së hënës dhe të martës në Tiranë, Durrës dhe Mirditë, ndërsa rastet për e tjera nuk ka ende persona të arrestuar. Në...

17:01

Berat, shpërthen në flakë makina

Një makinë ka shpërthyer në flakë në qytetin e Beratit. Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në lagjen 30 Vjetori, pas stadiumit T...

16:13

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI