Flash

Profil i 'kubanezit', hakerit shqiptar të përfshirë në 530 milion dollarë vjedhje

Lapsi.al 13 February 2018
Profil i 'kubanezit', hakerit shqiptar të përfshirë

Aldo Ymeraj, 24-vjeçari nga Fieri që ngriti në këmbë FBI-në, pasi ishte pjesë e një rrjeti të madh hakerash të shpërndarë në të gjithë botën dhe që shisnin të dhëna të vjedhura të kartave të kreditit, njihet shumë pak në qytetin e tij të lindjes.

Burime të "News 24" thonë se Aldo ishte një tip i mbyllur dhe i vetmuar, madje shumë pak e shihnin edhe në lagjen “Konferenca e Pezës” ku jetonte, pasi pjesën tjetër të kohës e kalonte në internet.

Ai kishte studiuar për 4 vjet në shkollën artistike “Jakov Xoxa”, për pikturë, por askush nuk e di nëse ishte edhe në këtë fushë gjeni, si në atë të kinerbetikës.

Të njëjtat burime saktësojnë se Aldo kishte prindër të divorcuar, dhe jetonte vetëm me nënën. Por duke qënë se i ati ishte pronar i një shtypshkronje në Fier, Aldo punonte herë pas here edhe për të.

Ndërsa ende nuk është e qartë se si përfundoi mes grupit të shumëkërkuar nga FBI që akuzohen se kanë përvetësuar nëpërmjet marifeteve të internetit 530 milionë dollarë, fqinjët tregojnë se i riu dilte shpeshherë jashtë shtetit, në Kosovë, Itali dhe Gjermani.

Sipas fqinjëve, Aldo ka një gjendje ekonomike të zakonshme, madje thuhet të jetë ndaluar edhe në 2013-ën kur ishte vetëm 20 vjeç.

Pas arrestimit të tij është marrë në pyetje nga policia e Fierit edhe nëna e tij, me profesion ekonomiste.

PSEUDONIMI

Në rrjetin ku ai bënte pjesë, “In fraud we trust”, 25-vjeçari njihej me epitetin “Kubanezi”. Aldo Ymeraj u prangos teksa po pinte kafe në një lokal në Tiranë për llogari të një flete arresti të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që drejtuan në të njëjtën kohë një operacion disa shtetësh për të goditur hakeruesit që besohet se kryenin krime kompjuterike që prej 2010 .

Grupi ku Aldo Ymeraj ishte pjesë ka mundur të vjedhë 530 milionë dollarë, që përvetësoheshin përmes shitjes së të dhënave të vjedhura të kartave të kreditit. Por i riu nga Fieri që prej arrestimit nuk ka thënë asgjë për autoritetet shqiptare ndërkohë që pritet që ai ti dorëzohet drejtësisë amerikane. Përveç Ymerajt janë edhe 12 të tjerë të arrestuar në Kosovë, Serbi, Itali, Francë, Shtetet e Bashkuara, Australi dhe Britani. Grupi mendohet se është themeluar nga 34-vjeçari ukrainas Svatoslav Bondareko i njohur me nofken “Rektori”, por vendndodhja e tij nuk është zbuluar ende. Nga ana tjetër, rusi Sergei Sergejeviç që mendohet se është njëri nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë u arrestua gjatë pushimeve në Tajlandë. /bw

Të këshilluara

'Nata e grabitjeve', vidhen 3 biznese në ...

Tre biznese janë vjedhur gjatë natës mes së hënës dhe të martës në Tiranë, Durrës dhe Mirditë, ndërsa rastet për e tjera nuk ka ende persona të arrestuar. Në...

17:01

Berat, shpërthen në flakë makina

Një makinë ka shpërthyer në flakë në qytetin e Beratit. Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, në lagjen 30 Vjetori, pas stadiumit T...

16:13

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI