Flash

Majlinda Bregu 'shuplakë' Bashës: Reagim i vonuar për negociatat, nuk ka qëndrim të kthjellët

Lapsi.al 10 February 2018
Majlinda Bregu 'shuplakë' Bashës: Reagim i vonuar për

Dje kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh se partia që ai drejton po lobon që të hapen negociatat e Shqipërisë për anëtarësim. Ndërkohë, sot ka reaguar edhe deputetja dhe ish-ministrja e integrimit, Majlinda Bregu për këtë deklaratë të Bashës. Përmes një statusi në rrjetin social facebook, ajo shkruan se ky reagim i Bashës është i vonuar

“Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët. Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve. Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartësinë e shpjegimit se pse është jetike sot çelja e negociatave të Shqipërisë me Europen; të fshikullonte radhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndërrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet, vetëm nëse largohen negociatat! Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar! Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim.” – shkruan Bregu ndër të tjera.

Të këshilluara

Kërkohej nga Kroacia, kapet në Qafë Thanë

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një përsoni të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Eshtë ndaluar nga Policia e Korçës në Qafë Thanë një përson me qëllim eks...

10:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI