Flash

Pedagogët pa paga, Ministrja Nikolla mundohet të justifikohet: U kërkoj një ndjesë të madhe publike

Lapsi.al 10 February 2018
Pedagogët pa paga, Ministrja Nikolla mundohet të justifikohet:  U

Nga konferenca e rektorëve e organizuar nga Kolegji Universitar Luarasi, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu ka kërkuar ndjesë pedagogëve dhe stafit të Universiteteve për vonesën e pagave të tyre. Ajo tha se gjithçka lidhet me ligjin e arsimit të lartë dhe autonominë financiare të universiteteve.

“Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve, por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak, por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor. E ndërkohë ishte dhe një ushtrim, pa larguar asnjë lloj përgjegjësie nga vetja, edhe një ushtrim në vëmendje të administratorëve që besoj që nuk ishin në lartësinë e detyrës në mënyrë që t’i përgjigjeshin me zhdërvjelltësi këtij momenti të rëndësishëm që lidhet me gjithë administrimin e financave dhe gjithë linjës administrative në institucionet tona të arsimit të lartë”, - u shpreh ministrja e Arsimit.

Të këshilluara

Kërkohej nga Kroacia, kapet në Qafë Thanë

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një përsoni të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Eshtë ndaluar nga Policia e Korçës në Qafë Thanë një përson me qëllim eks...

10:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI