Flash

Krimet e Rënda mbyllin gjykimin për grupin 'Lazarati', të akuzuarit 'kapen' me psikologen

Lapsi.al 10 February 2018
Krimet e Rënda mbyllin gjykimin për grupin 'Lazarati',

Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur gjykimin për grupin që akuzohet për sulmin me armë ndaj RENEA-s në Lazarat, në vitin 2015, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha. Ditën e djeshme dëshmoi në seancë psikologia, që ka marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarve, fill pas arrestimeve në Komisariatin e Gjirokastrës. Më herët, të akuzuarit kanë pretenduar se janë dhunuar dhe janë detyruar që të pranojnë veprat penale për të cilat akuzohen.

Mirëpo, psikologia ka thënë në sallën e gjyqit se nuk ka konstatuar shenja dhune të të pandehurit. Kaq ka mjaftuar që të akuzuarit të shpërthejnë ndaj saj, duke thënë se ajo gënjen. Megjithatë, dëshmia e psikologes nuk është rrëzuar nga Gjykata dhe pritet që seancën e ardhshme Prokuroria të japë pretencën për të akuzuarit.

"Po kjo mashtron, zoti gjyqtar. Më keni futur në burg që 16 vjeç. Më ndatë nga familja, nga studimet dhe nga shoqëria. Mua më shkoi jeta në burg. E di pse s’keni konstatuar gjë ju, sepse në momentin që më merrnin në pyetje mua, keni pyetur njërin aty, ato lekët…?" - ka thënë një nga të akuzuarit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI