Flash

Denoncimi/ Qeveria vjedh 10 milion euro në vit duke mos publikuar listën e ilaçeve të rimbursueshme

Lapsi.al 9 February 2018
Denoncimi/ Qeveria vjedh 10 milion euro në vit duke mos publikuar

Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili thotë se qeveria ka dy vite që nuk publikon listën e ilaçeve të rimbushura dhe vjedh çdo vit nga 10 milionë euro.

“10 milionë euro janë gllabëruar dhe po gllabërohen aktualisht nga mungesa e saj dhe nga favorizimi i monopoleve te Edi Rames duke ju mbushur xhepat këtyre klientëve te tij”- thotë ndër të tjera qytetari dixhital.

Statusi i plotë i Sali Berishës: 

Qeveria nuk publikon listën e ilaceve te rimbursuara dhe vjedh çdo vit 10 milione euro ne vit nga ilaçet!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Me shpresen se do te publikoni skandalin e rradhes te kesaj qeverie skandaloze pasi te tjeret ja kane futur nje gjumi te thelle dimeror kam besim se do ta publikoni kete si me poshte. Ne kohen tuaj por edhe ne qeverite e tjera cdo vit eshte publikuar lista e rimbursimit per pacientet e cila sic e dini ka dy te mira: 1- I kursen buxhetit te shtetit cdo vit mbi 10 mil euro dhe: 2- Ben te mundur nga ky kursim te futen ilace te reja te cilat jane mungese per pacientin Shqiptar. Por, çfarë ka ndodhur ne te vërtetë: Lista ka dy vite pa u publikuar fare qe do te thote se keto 10 milione euro jane gllaberuar dhe po gllaberohen aktualisht nga mungesa e saj dhe nga favorizimi i monopoleve te Edi Rames duke ju mbushur xhepat ketyre klienteve te tij dhe duke e lene pacientin Shqiptar ne meshiren e fatit. Ky me duket se per te ardhur ne pushtet premtoi mjekesine falas duke i rrjepur pacientet neper spitale private dhe duke e zhvatur buxhetin e taksapaguesve Shqipetare dhe duke e ndare ate me monopolet qe po e grijne kete vend. Listen e Rimbursimit per vitin 2017 mund ta verifikoni lehtesisht qe nuk e kane vene ne zbatim por njekohesisht edhe per vitin 2018 me duket se e kane rrezervuar per monopolet e tyre. Respekte me besimin te zeri i te se vertetes.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI