Flash

Mat/ 68-vjeçarja orkestron sulmin me armë drejt banesës së saj për të përfituar azil

Lapsi.al 9 February 2018
Mat/ 68-vjeçarja orkestron sulmin me armë drejt banesës së

Policia u lajmërua ditën e djeshme se është qëlluar me armë zjarri mbi një banesë në Mat. Por, nga hetimet paraprake është zbuluar më pas se ka qenë vetë e zonja e shtëpisë, 68-vjeçe, e cila ka organizuar këtë ngjarje me qëllim përfitimin e azilit në një shtet të huaj.

Njoftimi i policisë: 

“Rreth orës 10:30, është marrë informacion se në fshatin German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, është dëmtuar muri i banesës së shtetases M.B, 68 vjeçe”, njoftoi Policia.

Nga veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një vrimë në murin e kësaj banese, e cila dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Në rrugicën përballë me banesën u gjetën dy gëzhoja automatiku model 56.

Dyshohet se kjo ngjarje ka qenë stimul nga vetë të dëmtuarit me qëllim përfitim të azilit në një shtet të huaj, ku kjo shtetase ka jetuar si azilante dhe është kthyer në vendin tonë.

“Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal". 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI