Flash

VIDEO/ Pranga 3 shqiptarëve me 17 kg kokainë, heroinë dhe armë

Lapsi.al 9 February 2018
VIDEO/ Pranga 3 shqiptarëve me 17 kg kokainë, heroinë dhe

Operacioni u zhvillua të mërkurën e 7 shkurtit nga skuadra të lëvizshme të Milanos dhe Komos, por të dhënat u bënë publike këtë të premte. Fillimisht u arrestuan 2 shqiptarë, por më pas ra në pranga edhe një tjetër që sapo mbërriti nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Agim Proshka (37 vjeç), Edison Proshka (27 vjeç) dhe Jurgen Verbofshi (19 vjeç).

Dy të parët u arrestuan pasi po udhëtonin me 2 makina në njërën prej të cilave ndodhej një kuti me 7 kg kokainë, 4,5 kg heroinë, 2 pistoleta automatike, një gjysmëautomatike, një revolver, karikatorë dhe armatim. Ndërsa në portobagzhin e një Citroen C3 të drejtuar nga Verbofshi ishin fshehur edhe 5 kg kokainë 550 gr heroinë që e çoi në total 17 kg sasinë e drogës. Nga kontrollet në shtëpi u gjetën edhe 8400 euro. ©LAPSI.al

https://youtu.be/krHxzBE0F-8

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI