Flash

Alarmi/ Pas kanioneve të Osumit, HEC-et kërcënojnë edhe Nivicën

Lapsi.al 10 February 2018
Alarmi/ Pas kanioneve të Osumit, HEC-et kërcënojnë edhe

Pas Kanioneve të Osumit këmbanat e alarmit bien për edhe për Kanionet e Nivicës në Tepelenë, një tjetër monument natyror i mbrojtur me ligj që prej vitit 2002.

Në vitin 2012 qeveria “Berisha” ka dhënë leje për ndërtimin e 5 hidrocentraleve. 2 prej këtyre lejeve, për hidrocentralin Driza 1 dhe Këndrevica u konfirmuan në nëntor 2015 nga qeveria “Rama”, kur ministria e Kulturës, e drejtuar nga Mirela Kumbaro autorizoi projektin e hidrocentralit Driza 1 në pellgun ujëmbledhës të përrenjëve të Nivicës dhe Gusmarit.

Autorizimi i Ministrisë së Kulturës ishte i nevojshëm, sepse në zonë ndodhen rrënojat e një qyteti antik krejtësisht të paeksploruar, që sipas studiuesit Auron Tare është i ngjashëm me Butrintin. Por, Ministria e kulturës autorizoi hidrocentralin me argumentin se punimet nuk cenojnë rrënojat antike. Nga ana tjetër projektet kundërshtohen nga Bashkia e Tepelenës, që duhet të ishte e interesuara e parë për këto investime që do t’i sillnin bashkisë disa të ardhura shtesë nga qiraja e tokës.

Por, Bashkia që drejtohet nga socialisti Tërmet Peçi ka shkuar më larg duke refuzuar të japë tokën me qira, me argumentin se do ta zhvillojë për turizëm. Kompania që do të ndërtojë hidrocentralin e Këndrevicëse ka hedhur Bashkinë në gjyq. Pra jemi në një rast të ngjashëm me atë të Kanioneve të Osumit, kur segmente brenda të njëjtës forcë politike që qeveris vendin, janë në pozicione antagoniste.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI