Flash

E shtata në listën e PD në Berat: Do ta pranoj unë mandatin e Halimit

Lapsi.al 9 February 2018
E shtata në listën e PD në Berat: Do ta pranoj unë mandatin

Mandati i lënë papritur bosh në Kuvend nga Eduard Halimi duhet t’i kalonte psikologes së re Juvina Jani. Ajo ishte femra e parë në listën e PD-së së qarkut të Beratit pasi kjo forcë nuk ka respektuar barazinë gjinore. E kontaktuar nga lapsi.al, Jani tha se e do ta refuzojë mandatin e deputetes duke u shprehur se i duhet të përkushtohet ndaj djalit të saj mitur që vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo shtoi se shumë shpejti duhet të udhëtojë jashtë vendit.

Në listë femra tjetër që ndodhet pas Janit është Monika Qosja. Ajo është e fundit në listën e PD-së për këtë qark. E pyetur për këtë çështje, Qosja tha se ende nuk ka marrë asnjë njoftim për mandatin e deputetit, por nëse kjo do të ndodhë do ta pranojë atë. “Do ta pranoja me kënaqësi, do të ishte një vlerësim për mua” – tha ajo. Në zgjedhjet e 25 qershorit, PD mori vetëm një deputet në Berat. ©LAPSI.al

LISTA/ Qarku Berat

Eduard Halimi

Astrit Veliaj

Lefter Maliqi

Bujar Hoxhaj

Myslym Haxhi

Juvina Jani

Monika Qosja

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI