Flash

Basha: Vetëm në janar u mbyllën 1747 biznese, shkak taksat e larta dhe agresioni qeveritar

Lapsi.al 10 February 2018
Basha: Vetëm në janar u mbyllën 1747 biznese, shkak taksat e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook deklaroi se “1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më”.

“Kjo shifër zyrtare është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë. 1747 biznese që nuk munden më. Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës”, - shkruan Basha.

“1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik”, - shton kreu i PD-së.

Të këshilluara

Kërkohej nga Kroacia, kapet në Qafë Thanë

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një përsoni të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Eshtë ndaluar nga Policia e Korçës në Qafë Thanë një përson me qëllim eks...

10:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI