Flash

Rreziku në kalanë e Gjirokastrës, thellohet çarja e murit ballor

Lapsi.al 10 February 2018
Rreziku në kalanë e Gjirokastrës, thellohet çarja e murit

Kulla Jugore e kalasë së Gjirokastrës është duke thelluar çarjen e evidentuar të paktën 12 vite më parë. Janë të paktën 3 çarje në strukturën e kullës, por ajo e pozicionit ballor, është duke u zgjeruar me shpejtësi. Në 18 Janar çarja mbi këtë kullë duket qartësisht më e ngushtë se ajo e regjistruar sot vetëm 22 ditë më pas. Por drejtori rajonal i Monumenteve të Kulturës Albert Kasi tha se çarja është thelluar vetëm me 1 cm në 15 vitet e fundit dhe se situata nuk është e rrezikshme.

Studio italiane Torresi që realizoi në vitin 2006 Studimin e Riskut Sizmik për Gjirokastrën e prezanton situatën të vështirë dhe zonën rreth kështjellës si një territor me risk sizmik të nivelit 3 dhe 4 që tregohet me ngjyrë të kuqe në hartën e asaj periudhe. Raporti rekomandon masa për reduktimin e riskut, por asnjë ndërhyrje nuk ka ndodhur pas këtij studimi. Më 18 Janar shembja e një masivi dheu pikërisht nën kullën Jugore alarmoi një pjesë të specialistëve për një aktivizim të ri të lëvizjes së shkëmbinjve që mund të prishin ekuilibrin statik të gjithë shpatit, por zyrtarisht nuk ka asnjë vlerësim për këtë situatë të re.

 

Të këshilluara

Kërkohej nga Kroacia, kapet në Qafë Thanë

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një përsoni të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Eshtë ndaluar nga Policia e Korçës në Qafë Thanë një përson me qëllim eks...

10:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI