Flash

Video/ Shembet me shpërthim të komanduar pallati 5-katësh pranë lumit Gjanica

Lapsi.al 10 February 2018
Video/ Shembet me shpërthim të komanduar pallati 5-katësh

Është shembur sot me anë të një shpërthimi të kontrolluar një objekt 5-katësh përgjatë lumit Gjanica, i cili preket nga rehabilitimi i lumit dhe shëtitores së qytetit të Fierit. Për shembjen e këtij objekti janë vendosur rreth 6 kg eksploziv nga hapja e 400 vrima dhe është përdorur e njëjta strategji shembje si me dy objektet e javës së kaluar.

Megjithëse ndërtesa është shembur e gjitha, nga shpërthimi ka pasur dëmtime në një biznes aty pranë, të cilit i janë thyer xhamat dhe ka rënë tavani prej gipsi. Ky projekt i Bashkisë Fier ka prekur 21 banesa, nga të cilat kanë mbetur për t'u shembur edhe 2 të tjera. Një prej këtyre ndërtesave do shembet nga IKMT me shpërthim të kontrolluar. Ndërkohë që tashmë autoritetet po punojnë për pastrimin e inerteve.

https://www.youtube.com/watch?v=wnKTi_FQXDc&feature=youtu.be

Të këshilluara

Kërkohej nga Kroacia, kapet në Qafë Thanë

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një përsoni të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Eshtë ndaluar nga Policia e Korçës në Qafë Thanë një përson me qëllim eks...

10:22

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI