Flash

Ish-presidenti Nishani: Marrëveshja e detit me Greqinë do të ketë pasoja rajonale

Lapsi.al 10 February 2018
Ish-presidenti Nishani: Marrëveshja e detit me Greqinë do të

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas publikimit në mediat greke të lajmit se marrëveshja për paktin detar është arritur. Nishanit thotë se prokuroria duhet të ndërhyjë pasi territore shqiptare i janë falur palës greke, ndërsa thekson se kjo marrëveshje do të ketë pasoja rajonale.

"Media greke njofton sot se Marrveshja e Detit midis Shqiperisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse. Me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik. Tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës. Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhëtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912. Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale", thotë ish presidenti.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI