Flash

Forumi i Trashëgimisë Kulturore: Ndërtimet me arkitekturë tallava do të shëmtojnë kullën e sahatit të Tiranës

Lapsi.al 6 February 2018
Forumi i Trashëgimisë Kulturore: Ndërtimet me arkitekturë

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar për lejet e miratuara së fundi nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ngritje të gradacelash pranë kullës së sahatit në Tiranë. Në një deklaratë, ky forum thotë se këto objekte të reja me arkitekturë tallava do t’i bëjnë karshillëk simbolit të Tiranës, kullës së sahatit. Më poshtë deklarata e plotë:

Kulla e Sahatit ka qene ne 200 vitet e fundit pika me simbolike e Tiranes. Ndodhet ne cdo fotografi te vjeter, eshte simboli ne stemen e bashkise dhe i eshte dhuruar si suvenir cdo vizitori te huaj. Per shume arsye, edhe vete plani francez, i shumediskutuar per kullat e larta ne qendren e kryeqytetit, kishte guxuar deri ne ndertimin e nje ndertese te xhamte prane tij, ne formen e nje libri te hapur, e cila te vinte ne dukje me tej kullen simbol. Kjo, e justifikuar nga arkitektet franceze, per te mbuluar "shemtine" e godines Torre Drini. Por mesa duket edhe ky argument eshte dukur i tepert ne vitin 2018.Te premten e kaluar, Keshilli Kombetar i Terrorit, aprovoi lejen per ndertimin e “Book Building” (Nderteses liber), qe mesa duket ka ruajtur vetem emrin e godines se propozuar dikur. Projekti i sotem i ngjan me teper nje godine ushtarake me kamuflazh, qe i ben karshillek kulles se Sahatit me pompozitetin e arkitektures tallava kitsch. R.I.P. per kullen e Sahatit. 

No automatic alt text available.

No automatic alt text available.

Image may contain: outdoor

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI