Flash

Haki Çako 'kapet mat' në kafe me policin që bëri sherr me Tahirin (FOTO)

Lapsi.al 6 February 2018
Haki Çako 'kapet mat' në kafe me policin që bëri

Një ditë më parë Ardi Veliu zuri vendin e Haki Çakos si Drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit. Prej më shumë se dy javësh Cako u shkarkua nga detyra pasi ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj bindi kryeministrin Rama për të ndryshuar drejtimin e Policisë. Tashmë i paangazhuar në radhët e policisë, Haki Çako duket se ka më shumë kohë të lirë për të takuar ish zyrtarë të policisë, madje edhe ata të shkarkuar nga Saimir Tahiri.

“Panorama” ka siguruar disa fotografi ku Haki Çako konsumonte sot një kafe me Erzen Breçanin, një nga drejtuesit e policisë të kohës së Partisë Demokratike dhe i shkarkuar nga detyra sapo në krye të ministrisë së brendshme erdhi Saimir Tahiri, me të cilin ka pasur edhe nje konflikt kur PS-ja ishte në opozitë.

Breçani ka mbajtur më parë postin e Zëvendësdrejtorit të Rendit dhe Sigurisë së Dibrës, por edhe zv/drejtor i Tiranës dhe “punët” në Policinë e Shtetit besohet se ka qenë një nga temat që Çako e Breçani kanë biseduar sot në një nga lokalet e Tiranës.

Të këshilluara

Dosja e CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin

Prokuroria thërret ish-ministrin e qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ. Mësohet se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimi...

18:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI